Dhe, Yll Limani siç duket është duke përgatitur këngën e tij të re.
Këto dyshime u shtuan pas një postimi të publlikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Ylli ka ndarë me fansat e tij një imazh profil derisa në përshkrimin e saj ka shkruar: “E di çfarë zemre e ki ti”, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë me këtë mbishkrim fansat e këngëtarit aluduan se është pjesë nga teksti i këngës së re, megjithatë ai nuk ka zbuluar detaje rreth këtij aludimi.