U.d i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinku ka njoftuar se është liruar ish kreu i kësaj organizate Faik Fazliu, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka shkruar se Gjykata tani ka edhe faktet me video të ushtrimit të dhunës ndaj Fazliu gjatë arrestimit.
Kujtojmë se disa orë më parë, Faton Klinaku ka publikuar një video përmes të cilër shihet Policia e Kosovës e cila me dhunë ka arrestuar Faik Fazliu.
Postimi i plotë i tij:
Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit. /InLajmi/