Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ata të cilët kanë punësuar nipat dhe mbesat në punë, përcjell InLajmi.
Kelmendi ka shkruar se ata që kanë qeverisur vendin që 20 vite janë duke u ankuar se VV është duke i “vjedhur” strategjinë për punësimin e nipave dhe mbesave, që të shëtisin me xhipat e zi, si dhe të paguajnë rrymën në Veri të Kosovës.
Kreu i Fjalës ka shkruar se edhe VV ka dëshirë të bëhet sikur ata, duke ironizuar që të mos ja prishin se kanë fitu, munden dhe po dijnë.
Në fund të kësaj Kelmendi ka cekur partia e tij Fjala nuk është as me ata e nuk është as me këta.
Postimi i plotë i tij:
Ata që kanë udhëheqë me vendin për 20 vite po ankohen se VV-ja po iu “vjedhë” strategjinë e punësimit të nipave dhe mbesave.
A menduan se veç ata kanë nipa e mbesa?
A menduan se veç ata shëtisin me xhipa të zi?
A menduan se veç ata ia paguajnë rrymën serbëve në veri nga 10 milion euro në vit?
Jo more, gabim e kanë, edhe VV-ja ka merak me bë sikur ata.
Mos ia prishni rehatinë VV-së, se kanë fitu, i kanë votat, munden dhe po “dijnë”.
ELHAMDULILAH, ne FJALA, as me ata dhe as me këta.
Gëzim Kelmendi /InLajmi/