Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 2 veturave në mgjistralen Ferizaj – Shtime, skatësisht në fshatin Koshare të Ferizaj, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Policisë 4 persona kanë nderruar jetë dhe një person ka marrë lëndime, i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.
Sipas Policisë në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësit e Policisë si dhe Prokurori i Shtetit, ku po hetojnë rastin.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Aksident komunikacioni me fatalitet
Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj –Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, të përfshira ishin dy automjete civile udhëtarëve .
Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër ,i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë .
Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin .
Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë. /InLajmi/