Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë ka shqiptuar 56 gjoba për mos respektimin e masave anti-Covid, gjithashtu ka shqiptuar edhe 1.460 gjoba të tjera për mos respektim të rregullave të trafikut, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë gjatë 24 orëve kanë ndodhur 54 aksidente, ku nga kto 19 me t lënduar dhe 35 me dëme materiale.
Ndër të tjera Policia ka treguar se janë arrestuar 31 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit. /InLajmi/
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 19 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 35 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1460 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 56 |
Persona të arrestuar | 31 |
Persona në mbajtje | 13 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 1 |