Rastet e infektimit me koronavirus në Kosovë vazhdojnë të bien. Ditën e shtunë u shënuan vetëm 20 raste të reja, ndërsa u shëruan 197 pacientë.
Po ashtu gjatë ditës së shtunë nuk pati as viktima nga ky virus.
Ndërsa janë vetëm 1 mijë e 334 raste aktive në nivel vendi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908. Në total numri i rasteve aktive është 1.334”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Po ashtu në njoftimin e MSH-së thuhet se mbi 78 mijë qytetarë tashmë janë vaksinuar kundër koronavirusi.
Vetëm gjatë ditës së shtunë u vaksinuan rreth 3000 qytetarë.