Në rrugën “8 dëshmorët e Pastrikut” në Rahovec dje është arrestuar një person, përcjell InLajmi.
Krejt kjo ka ndodhur për shkak të një konteksti pronësor, njofton Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Për shkak të kontekstit pronësor i dyshuari mashkull e ka sulmujar fizikisht viktimën, e që si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Lëndim i rëndë trupor:
Rr. 8 Dëshmorët e Pashtrikut, Rahovec 04.06.2021 -16:13 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një kontesti pronësor që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.
Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje./InLajmi/