Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi dega e PDK’së në Drenas ka propozuar Driton Ajazin si kandidat për kryetar të komunës.
Lladrovci për Gazeta Metro është shprehur se nuk do të dorëzohet dhe se kandidatët si Ajazi i mposhtë si i pavarur në zgjedhje.
“Nuk dorëzohem, qisi kandidatë, si i pavarur t’i muj”, ka thënë Lladrovci shkurtimisht për Metro.
Ajazi i cili pak minuta më herët zyrtarizoi kandidimin e tij tha se e vlerëson shumë besimin e degës së PDK’së për t’i prirë këtij procesi të rëndësishëm për degën partinë. Ai ka thënë që pret konfirmimin e kryesisë Qendrore të PDK’së për kandidaturën e tij