2 këngëtarët e njohur, Capital T dhe Kidda sot do të lansojnë këngën më të re me videoklip, përcjell InLajmi.
Këtë e kanë bërë me dije dyshja përmes rrjeteve sociale,derisa kanë treguar edhe detajet.
“Magji edhe pak orë..”, ka shkruar Capital T përbri fotografisë të cilën e ka postuar.
E “Magji”, e cila do të lansohet pikërisht tash në sezonën verore, me gjasë do të ketë sukses sikurse secili projekt i tyre./InLajmi/