Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 raste të tjera dhe 7 viktima nga koronavirusi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 155.379, ndërsa ai i viktimave në 5.442.
Po ashtu edhe numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është rritur në 148.910, me 38 pacientë që fituan betejën kundër virusit brenda ditës së fundit.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer 807.837 teste të dyshuara për koronavirus, përfshirë 3.109 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, përcjell Lajmi.net.
Aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është 1.027.