Me fellimin e Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje me fjalë ndaj kryesueses së seancës, Saranda Bogujevci të Lëvizjes së Vetëvendosjes dhe deputetëve të opozitës, raporton InLajmi.
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ju është drejtuar kryesueses që të i thotë ministrit Hekuran Murati të mos përzihet me punë të Kuvendit, ku është shprehur duke i thënë “le të ulet në both”, nga kjo Bogujevci ju është drejtuar “me atë fjalor nuk të lejoj me u qas, andaj shko ulu në vendin tënd”.
Ndër të jtera edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i është drejtuar Bogujevci me fjalën “sa naive”.
Të gjitha këto diskutime kanë ardhur si pasojë që LVV-ja ka futur në propozim edhe 2 pika që kanë të bëjë me AKP-në dhe ARKEP-in të cilat u kundërshtuan nga opozita.