Është arrestuar këngëtari Aleksandër Gjoka.
Forcat e Policisë kanë arrestuar këngëtarin Aleksandër Gjoka, pasi është përfshirë në një aksident në Farkë, ngase rezultoi i dehur.
Gjoka ndodhet në spital dhe ruhet nga rojet tek dera.
Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në aksident apo nëse ka të lënduar të tjerë, përcjell JOQ Albania.
Kujtojmë se artisti ishte arrestuar edhe në vitin 2019, ngase po drejtonte veturën në gjendje të dehur.