Oda e Hotelerisë dhe Turizmit përmes një komunikate për media ka njoftuar se me datën 18 maj janë takuar me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.
Në njoftim kumtohet, se qëllimi i këtij takimi ka qenë rishikimi i kërkesave të OHT në lidhje me masat anti Covid.
Ata kanë njoftuar se kanë marrë premtin nga Vitia se me datën 26 do të dalë me njoftim rreth masave anti Covid.
“Z. Vitia ka kërkuar t’i ipet kohë deri me 26.5.2021 në ora 16:30, sepse sipas tij ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marin një vendim pë lirimin e masave ndaj sektoreve që akoma qëndrojnë mbyllur” thuhet në njoftim, shkuan EO
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit i ka shtyer të gjitha veprimet që ka pasur plan t’i vë në praktikë, për shkak se kanë marur shumë shpresë dhe premtime nga takimi me ministrin z. Vitia që do të lirohen masat për sektoret e mbyllura.