Profesori universitar , Blerim Latifi së fundmi përmes një statusi në Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në Palestinë, shkruan InLajmi.
Sipas tij, dashnia e papërbajtur e disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, ndërsa shtoi se më së paku ka të bëj me dhimbjen për viktimat.
Statusi i plotë i tij:
Kjo dashnia e papërmbajtur disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, pra jugonostalgji.
Më së paku ka të bëj me dhimbjen për viktimat e pafajshme të konfliktit izraelito-palestinez.
Lexoni artikujt e Rilindjes të viteve ’60 e ’70 dhe do ta shikoni sesa janë të ngjashëm me këta tipat e sotëm që dënojnë Izraelin dhe mbështesin organizatën terroriste, Hamasin.
Qysh ka qenë ajo parulla pas vdekjes së Titos: I posle Tita, Tito! Edhe pas Titos, Tito!/InLajmi/