Kreu i Lidhjes Demokraike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim virtual me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland me të cilin diskutuan për çëshjet politike në vend, përcjellë InLajmi.
Ndërkaq Wieland uroi Abdixhikun për detyrën e re dhe u shpreh I gatshëm për të bashkëpunuar edhe më tutje me LDK-në si parti popullore evropiane.
Çështje diskutimi ishte edhe anëtarësimi I Kosovës në BE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë nga Lidhja Demokratike e Kosovës:
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi.
Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare. /InLajmi/