9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit; 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç.
Ndërsa janë konfirmuar vetëm 141 qytetarë të infektuar, nga 2334 testime të kryera. Rastet shënojnë ulje nga një ditë më parë, ku u raportuan 264 të infektuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Statistika (06 Prill 2021)
Raste të reja ditore 141
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 256
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2334
Testime totale 575,055
Raste pozitive 126,936
Raste të shëruara 95,035
Raste Aktive 29,618
Humbje jete 2283
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20978
Fier 2556
Durrës 1233
Gjirokastër 1229
Shkodër 1028
Vlorë 743
Korçë 737
Kukës 346
Dibër 337
Elbasan 243
Lezhë 134
Berat 54