Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës në Rezallë të Drenicës dhe në Llovë të Gjilanit, përcjellë InLajmi.
Haradinaj duke u shprehë falenderues dhe krenarë me të kaluarën e vendit tonë tha se ende Kosova ka një plagë të hapur atë të të pagjeturëve.
Ai shtoi se duhet të kërkohet drejtësi për gjithë ata njerëz që kanë humbur jetën në këto masakra
Postimi i plotë i tij:
Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!
Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve.
22 vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.
Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjës sonë për drejtësi.
Përulem para sakrificës, përjetësisht!
RH /InLajmi/