Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi uroi mbrëmë Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si shefe e shtetit të Kosovës.
Në urim, eurokomesari i përcolli Osmanit, por edhe Qeverisë dhe parlamentit të Kosovës një mesazh për dialogun me Serbinë.
“BE pret të punojë me Presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e lidhura me BE-në, në interes të qytetarëve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”, shkruan ai në Twitter.
Vjosa Osmani u zgjodh mbrëmë presidente e Kosovës me 71 vota pro, përcjellë Klan Kosova.
Ajo është presidentja e 2 grua e vendit.