Qeveria e Kosovës të hënën ka marrë vendimin e ri lidhur me masat kundër Covid-19.
Sipas këtij vendimi, lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare, por vetëm me 10 persona.
- Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit me më shume se 10 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet.
- Përjashtim nga pika 21, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik.
- Lejohen funarelet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, përcjellë Indeksonline
Vendimi hyn në fuqi nga data 7 prill deri më 18 prill.