Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi gjatë seancës së mbajtur në Kuvend të Kosovës, ka parashtruar një pyetje kryeministrit Albin Kurti, nësë është pro apo kundër liberalizimit të tregut, raporton InLajmi.
“Ajo që neve na intereson është cila është qasja e qeverisë tënde. A je për apo kundër liberalizimit të tregut dhe nëse je kundër qysh mendon me shku në kundërshtim me obligimet e Kosovës në raportin me integrimin evropian që e kanë sjellë me miratimin e pakos të ligjeve të ënergjisë”, tha Krasniqi.
Tutje Deputeti Krasniqi ia përmendi Kryemnistrit Kurti edhe vaksinën që ai kishte marrë i pari, ditëve të kaluara.
“Kohë ke gjetë edhe mu vaksinu i pari. Kohë pate për m’i bo disa punë që nuk të takojnë. Me të than drejtën pritjet prej teje i kam zero”, tha ai. /InLajmi/