Senati Amerikan të enjten e ka konfirmuar kandidaturën e William Burns për t’u zgjedhur drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës CIA-së, shkruan CNN.
Ai e ka marrë mbështetjen nga demokratët dhe republikanët pas deklarimit para Komisionit të Senatit për Zbulimin, transmeton Klan Kosova.
Burns kishte deklaruar se CIA duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos nënvlerësojë Rusinë, Iranin dhe një mori kundërshtarësh të tjerë.