Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të enjten në rrjetet e tij sociale ka publikuar një fotografi provokuese në të cilën shihet harta e shtetit të Kosovës por me ngjyra dhe me stemë të shtetit serb, përcjellë InLajmi.
Ndaj këtij postimi ka reaguar edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir i cili tha se Evropa dhe SHBA-të duhet të dënojnë provokimet e tilla ndaj Kosovës.
Ben Meir po ashtu theksoi se Serbisë duhet t’i dërgohet një mesazh i qartë se shtetësia e Kosovës nuk do të jetë kurrë temë e negociatave.
“EU dhe US duhet të dënojnë provokimin @avucic. @POTUS duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë Presidentit të Serbisë se pavarësia e Kosovës kurrë nuk do të jetë subjekt i negociatave” /InLajmi/