Disa komunitete rurale në shtetin New South Wales të Australisë po përballen me murtajën më të rëndë të minjve në dekada, pas një korrje të bujshme të drithërave, raporton Reuters.
Videoja e publikuar nga mediet e huaja, tregoi mijëra brejtës të vegjël që vërshonin rreth një ferme në qytetin e Gilgandra.
“Natën… toka po ‘lëviz’ me mijëra e mijëra minj që vrapojnë përreth”, tha fermeri Ron Mckay, përcjellë Telegrafi.
Supermarketet po ruajnë ushqime në kontejnerë të mbyllur, derisa të paktën tre pacientë në spitalin lokal janë kafshuar nga minjtë, sipas medieve australiane.