Ndaj presidentit Vuçiq ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i cili tha se Serbia po tregon qasje desturktive në raport me Kosovën, përkundër zotimeve për paqe dhe stabiliteti në rajon, përcjellë InLajmi.
Hoti tha se përkundër këtyre provokimeve që po vijnë nga shteti fqinjë, Kosova po vazhdon rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
Postimi i plotë i tij:
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit.
Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare. /InLajmi/