Pas protestës së autobusëve të mbajtur sot në Prishtinë, Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor në një prononcim për media ka thënë se protesta e tyre do të vazhdojë prapë të hënën, raporton InLajmi.
Kurtishaj tha se në protestë kanë qenë rreth 250 autobusë. Ata kanë kërkuar që mos të ketë më shumë autobusa në kryeqytet për të mos shkaktuar probleme në komunikacion.
Kujtojmë se kjo protestë po bëhet për shkak të pakënaqësive të kësaj shoqate lidhur me mos zbatimin e marrëveshjes që kishin nënshkruar me Qeverinë e Kosovës për t’i kompensuar humbjet që i pati ky sektor gjatë pandemisë.
“Numri i autobusëve që kanë marrë pjesë sot në këtë protestë ka qenë rreth 250 dhe ajo ka qenë me kërkesën tonë që të zvogëlohet ky numër për shkak të problemeve në komunikacion. Kjo protestë ka qenë e paralajmëruar qysh nga data 11 mars dhe kjo duhet të jetë një alarm i fundit për Qeverinë që të mblidhet urgjentisht dhe të marrë vendimin e duhur për pagesën apo për realizimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë dhe Shoqatës së Transportit Rrugor për t’i dal në ndihmë këtij sektori që pati humbje të mëdha gjatë pandemisë”- tha Ruzhdi Kurtishaj. /InLajmi/