Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së premte është takuar me ambadasorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, përcjellë InLajmi.
LDK ka njoftuar se gjatë këtij takimi Abdixhiku dhe Grondahl kanë biseduar kryesisht për çështje aktuale të vendit, për formimin e institucioneve.
Abdixhiku po ashtu ka shpalosur edhe platformën e tij për LDK-në dhe të 2 janë zotuar për thellimin e bashkëpunimit në mes 2 vendëve.
Postimi i plotë i LDK-së:
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend, formimin e institucioneve të Kosovës, platformën e kryetarit të LDK-së si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. /InLajmi/