Lumir Abdixhiku ka mbjajtur sot takim me u.d së presidentes Vjosa Osmanin dhe kreun e LVV-së Albin Kurti me të cilët bisedoi në lidhje me formimin e institucioneve të reja, raporton InLajmi.
Abdixhiku u deklarua se LDK-ja do të jetë një opozitë aktive në Kuvendin e Kosovës dhe bëri të ditur se nuk do të ketë më takime me Kurtin për formimin e Qeverisë teksa ai shtoi se me kandidatën për presidente do të takohen prapë për të biseduar për çështjen e presidentit.
“Sot përfunduam takimin e parë në të cilat diskutuam temat e sekuencës së formimit të institucioneve dhe kemi përfunduar takimet me VV-në sepse pozicionet tona janë të qarta, ne do të jemi opozitë aktive. Këtu përfundojnë takimin me VV-në dhe jemi dakorduar që pas formimit të takohemi me pretendenten për kandidate për presidente dhe të kuptojmë me qartë pozitën e saj karshi nismës së saj, pozitës dhe opozitës”.
Abdixhiku bëri të ditur se të shtunën do të mbledhen organet drejtuese të LDK-së për të diskutuar për çështjen e presidentit.
“Takimi do të mbahet gjatë javës së ardhshme. Të hënën jemi parti parlamentare dhe do të vazhdojmë si opozitë dhe këtu përfundon relacioni ynë. Nesër kemi mbledhjen dhe më pas janë organet e partisë që i marrin vendimet dhe presidenti i Kosovës duhet të përfaqësojë gjithë qytetarët e vendit”, ka thënë ai. /InLajmi/