Ramush Haradinaj ka konfirmuar se Besnik Tahiri do të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për qytetin e Podujevës. Sot AAK ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e Daut Haradinaj për kryeqytet.
Se Tahiri do të jetë kandidat i AAK për Podujevë e ka konfirmuar “live” në emisionin Debat Plus.
Moderatori i emisionit, Ermal Panduri tha se Besnik Tahiri po i shkruan dhe po i thotë se do të jetë kandidat për Podujevën .
E këtë e konfirmoi Haradinaj.
“Kam dasht me dhënë një ditë tjetër këtë lajm. është e vërtetë”, tha ai.