Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi ka shpërndarë disa fotografi me mbishkrimin “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë” teksa shihet duke dhënë gjak, përcjellë InLajmi.
Avdullah Hoti ka treguar se e ka kaluar covidin në muajin gusht dhe para disa ditëve është njoftuar se ka antitrupa të mjaftueshëm prandaj ka vendosur që të dhurojë gjak me qëllim që të sensibilizoj opinionin për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.
Postimi i plotë i tij:
Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!
Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona. /InLajmi/