Ambasadori amerikanë në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilin biseduan për prioritet e 2 shteteve SHBA-Kosovë në lidhje me investimet energjetike, përcjellë InLajmi.
Përmes një postimi në twitter, ambasdori amerikan shprehet se këto investime energjetike të SHBA-ve në Kosovë ndihmojn në rritjen ekonomike të vendit.
“Më herët sot, u takova me Kurtin dhe ekipin e tij, pjesë e një serie të diskutimeve mbi përparësitë e përbashkëta SHBA-Kosovë. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme të ketë sukses dhe të sigurojë vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”.
“Diskutimi i sotëm u përqëndrua në investimet e energjisë dhe diversifikimin, duke përfshirë opsione të qëndrueshme dhe të ripërtëritshme që do të ushqejnë rritjen e ardhshme ekonomike të Kosovës” /InLajmi/