Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendojse duke thënë se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendi duhet të ketë mirëqeverisje pa korrupsion, përcjellë InLajmi.
Ky subjekt politik nga zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit ka fituar 50.28% të votave.
Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje.
Urime! /InLajmi/