• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Rrëfehet infermierja: Jemi lodhur fizikisht, psiqikisht dhe emocionalisht

V E nga V E
13 March 2021
në KRYESORE
0 0
0
Rrëfehet infermierja: Jemi lodhur fizikisht, psiqikisht dhe emocionalisht
0
SHPERNDARJE
72
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Për një vit, me vetëm 5 ditë pushim vjetor e çdo ditë pune, Fetije Kaçuri-Hyseni është përkujdesur për të infektuarit me koronavirus, të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Frikë, sëmundje, lodhje, vdekje e shpresë – të gjitha përjetohen brenda një ditë pune, thotë Fetija.

Fetije Kaçuri-Hyseni, 43-vjeçare, punon si infermiere qe 22 vjet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kjo klinikë e ka barrën kryesore të përballjes me pacientët e sëmurë nga koronavirusi.

Ajo thotë për tërë këto vite punë, asnjëherë nuk është përballur me një situatë, siç është përballur gjatë një viti me pandeminë e koronavirusit.

“Ka ndryshuar gjithçka”, thotë Kaçuri-Hyseni.

“Gjithmonë kemi pasur punë me epidemi të ndryshme në Klinikën Infektive, por pandemia me COVID-19 ka qenë më ndryshe. Ditët e para kanë qenë shumë stres, shumë të rënda. Ndarja nga familja ka qenë e rëndë, sfidë e madhe. Virusi ishte i panjohur”, shton ajo, e cila është nënë e 2 fëmijëve.

Rastet e para me COVID-19 në Kosovë u shënuan më 13 mars, 2020.

Gjatë një viti të pandemisë infermieria Fetije Kaçuri-Hyseni, punoi edhe pas orarit të punës, pasi që në fillim të pandemisë kishte edhe mungesë të infermierëve.

“Nuk mund ta lësh pacientin dhe ta përfundosh punën se të është kryer orari i punës. Duhet të qëndrosh edhe pas orarit për t’ia dhënë ndihmën pacientit”, thotë ajo.

Rreziku se do ta infektojë familjen

Çdo ditë vazhdon frika se virusin do të transferojë nga klinika në shtëpi te familjarët. Deri më tani, fatmirësisht, ajo nuk është infektuar.

“Fillimi i pandemisë ka qenë më i vështirë. I kam pasur dy vjehrrit, ata kanë vdekur gjatë këtij viti, por jo nga COVID-19. Sa ishin ata në shtëpi, frikësohesha shumë. Nuk doja që unë të jem shkaktare që ta sjell virusin dhe t’i infektoj ata. Kam pas shumë stres…”, tregon ajo.

Sapo të kthehet nga puna, Kaçuri-Hyseni thotë se ndërron të gjitha rrobat dhe nuk përqafon fëmijët e saj, derisa të pastrohet dhe të jetë e sigurt.

Gjatë një viti të pandemisë, infermierja Kaçuri-Hyseni thotë se është përkujdesur për pacientë të moshave të ndryshme, të rinj e të vjetër. Por, më vështirë ka qenë për moshat më të vjetra.

“Përjetimet janë të ndryshime nuk mund të them ndonjë rast, të gjitha rastet ishin ndjeshme. Por, pacientët në moshat e vjetra ishin të lodhur. Ata e shihnin veten që nuk po përparojnë (nuk po shërohen), mundoheshim të flisnim me ta, t’i inkurajonim se do të bëjnë më mirë. Por, ata e shihnin se nuk ka sukses, ai është përjetim i rëndë për neve”, thotë ajo.

Pacientët në gjendje të rëndë kalonin në përkujdes intensiv dhe aty nuk mund të takonin familjarët dhe ndërronin jetë pa pasur afër familjarët.

Lajmin shumë herë obligoheshin ta jepnin infermierët, e që për Fetijen ka qenë situatë mjaft e vështirë.

“Në disa raste i njoftonim familjarët me telefon se gjendja e pacientit është e rëndë, por ka pasur raste kur edhe nuk kanë qenë të njoftuar dhe janë tronditur kur kanë marrë lajmin se nëna apo babai nuk ja doli të tejkalojë COVID-19”, thotë ajo.

Një vit më parë, më 13 mars, Kosova shënoi rastet e para me koronavirus. Brenda një viti Kosova ka regjistruar 76.110 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.688 kanë vdekur.

Jeta e secilit qytetar ndryshoi, ndërkaq puna e infermierëve dhe mjekëve u shumëfishua.

Fetije Kaçuri-Hyseni në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë u bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat sepse numri i rasteve me koronavirus është rritur dhe spitalet po stërmbushen.

“Jemi lodhur fizikisht, psiqikisht e emocionalisht”, thotë ajo.

Tags: Fetije Kaçuri- HyseniInfermierët e KosovësKoronavirusi
Postimi i mëparshëm

Analistja Emini: Njohja nga Izraeli ka ardhur me një kosto të madhe politike

Postimi tjetër

KQZ certifikon zgjedhjet, Vetëvendosje siguron 58 ulëse në Kuvend

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
KQZ certifikon zgjedhjet, Vetëvendosje siguron 58 ulëse në Kuvend

KQZ certifikon zgjedhjet, Vetëvendosje siguron 58 ulëse në Kuvend

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu