Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar i zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton InLajmi.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka përmendur sfidat që kanë përjetuar si komision por megjithatë sipas saj ia kanë arritur t’i përmbushin detyrat kushtetuese dhe ligjore.
Lëvizja Vetëvendosje del si fituesja e zgjedhjeve me gjithsej 50.28% të votave, ku ka siguruar 58 ulëse në Kuvend.
Partia e 2-të fituese edhe pas certifikimit del Partia Demokratike e Kosovës me 17% të votave me gjithsej 19 ulëse në Kuvend.
Si dhe partia e 3-të ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.73 %, me 15 ulëse në Kuvend./InLajmi/