Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka thënë se për momentin situata me koronavirus në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, është e menaxhueshme.
Lenjani shtoi se në nivel vendi janë të shtrirë 632 të sëmurë.
“Prej tyre 290 janë të shtrirë në QKUK, 402 në spitale regjionale. Në nivel vendi 487 janë në oksigjenoterapi, 23 janë me mbështetje të avancuar të rrugës së frymëmarrjes, 5 janë të intubuar dhe 90% i shfrytëzimit të shtretërve në QKUK dhe në spitalet regjionale”, tha Lenjani.
Ai shtoi se që nga dita e djeshme në Klinikën Infektive të gjithë shtretërit janë pajisur me oksigjen qendror, shkruan Telegrafi.
“Që nga dita e hënë QKUK-ja ka riorganizuar zgjerimin e kapaciteteve, kemi siguruar shtretër rezervë që nëse rritet fluksi të gjithë pacientët të kenë ku të trajtohen”, tha Lenjani.