Një 55 vjeçar nga fshati Nivicë i Himarës është gjetur pa shenja jete në pyll, pasi kishte dalë për të prerë dru.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./InLajmi/




















