Nga 17 marsi nuk do të ketë transport të udhëtarëve urban dhe ndërurban, kjo si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes së nënshkruar mes Shoqatës së Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Infrastrukturës, përcjellë InLajmi.
Lajmin e konfirmoi kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj duke thënë se nga dita enjte do të hyjnë në protesta.
“Me keqardhje dua të njoftoj që nga data 17 mars, dita e mërkurë morëm vendim që do hymë në protestë të gjitha linjat e transportit rrugor, si pasojë e mos zbatimit të vendimit, sepse jemi i vetmi sektor që kemi pasur humbje të mëdha”.
Kurtishaj tha se nëse kerkesat e tyre nuk realizohen ata do t’i ashpërsojnë masat.
“Protesta do vazhdojë deri ne realizimin e kërkesave te tyre dhe në rast që kërkesat e tyre nuk realizohen prapë, masat do të ashpërsohen edhe më shumë”.
Ai paralajmëroi Ministrinë që të mendojë për të drejtat e udhëtarëve dhe thotë se kjo ishe zgjidhja e tyre e vetme.
“Le të mendoj ministria për të drejtat e udhëtarëve jo ne, edhe pse ju kërkojmë falje atyre, por kjo ka qenë zgjidhja jonë e vetme”./InLajmi/