Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi në vendin tonë, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur IKSHPK nëpërmjet njoftimit 24 orësh mbi gjendjen aktuale me pandeminë në vend.
Rastet e vdekjes janë 2 nga komuna e Fushë Kosovës, Drenasi, Gjilani, Lipjani dhe Prishtina me nga një rast.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç)” , thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./InLajmi/