Pentagoni ka miratuar kërkesën për zgjatjen e “misionit” të rreth 2.300 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare në Washington edhe për 2 muaj tjerë, që i bie rreth gjysma e atyre që aktualisht po kujdesen për sigurinë në Kongresin amerikan.
Pentagoni ka njoftuar se gjatë 2 muajve të ardhshëm do të bashkëpunojë me policinë në Capitol, që ka bërë këtë kërkesë, shkruan Reuters.
Në raportin e Pentagonit që është publikuar të hënën, rekomandohet përdorimi i rrethojave mobile për mbrojtjen e Capitolit si dhe formimi i njësive për reagim të shpejtë në Washington, derisa policia e Capitolit është vlerësuar si më pak e përgatitur ndaj sulmeve të mundshme në atë objekt, transmeton Telegrafi.
Disa zyrtarë amerikanë pranë ministrisë së Mbrojtjes, nën kushte anonimiteti kanë thënë për Reuters se nuk e dinë asgjë për të dhëna të tilla që kërkojnë prezentë të mëtutjeshme të ushtrisë rreth Capitolit.