Agjencia Rajonale Përgjegjëse për Shëndetin (ARS) në rajonin e Parisit, ka dhënë një urdhër të rreptë për spitalet dhe klinikat në zonë për të pezulluar 40% të aktiviteteve të tyre mjekësore-kirurgjikale me qëllim rritjen e numrit të shtretërve të disponueshëm për kujdesin intensiv për pacientët Covid-19, deklaroi drejtori i saj i përgjithshëm, Aurélien Rousseau.
”Me 973 të sëmurë aktualisht në reanimacion për më pak se 1 050 shtretër në dispozicion”, deklaroi ai, shkruan ATSH
”Ne jemi në një situatë tensioni shumë të fortë”, tha Rousseau për AFP.
”Shpresoj se kufiri i ri i vendosur për 1.577 shtretër do të arrihet javën e ardhshme”, shtoi ai.