Në procesin e rinumërimit, që do të fillojë shpejtë, shihen hetuesit e policisë së Kosovës.
Hetuesit e policisë tashmë kanë ardhur në Qendren e Numërimit të Rezultateve, ku po i marrin dëshmitë e nevojshme rreth procesit të numërimit.
Ata pritet të vëzhgojnë procesin e rinumërimit të votave në QNR.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidates së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj dhe Albena Reshitaj për rinumërimin e votave.
Por i njëjti panel refuzoi kërkesën e Jetlir Zyberaj e Meliza Haradinaj për rinumërimin e disa kutive.
E PZAP anuloi në tërësi votat e partisë të Ardiana Hoxhiq.