Një grua ka gjetur familjarin e saj të vdekur në një puset në oborrin e shtëpisë së sajë me ç’rast e ka njoftuar Policin e Kosovës, e cila menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes ndërësa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Rr. 22-Maj, Vushtrri 05.03.2021-11:17. Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”.