Këshilltari i kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti për Politikën e Jashtme Alush Gashi, ka ftuar për bashkëpunim Republikën e Greqisë, përcjellë InLajmi.
Gashi shpresonë që liderët grekë të kenë mençurinë të lëvizin përpara dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike mes Greqisë dhe Kosovës
Postimi i plotë i tij:
Ne si Kosovë ftojmë për bashkëpunim të ngushtë Greqinë . Specifikisht ne ftojmë Republikën Helenike të Greqisë që formalisht ta njoh Kosovën dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike. Ne shpresojmë që liderët grekë të kenë mençurinë të lëvizin përpara. /InLajmi/