Pas një sëmundje ka ndërruar jetë mjeku i njohur kosovar Sejdullah Hoxha, përcjellë InLajmi.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit,
Sejdullah Hoxha ka qenë edhe specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, doktor i shkencave dhe profesor i asocuar, ku për shumë vite ushtroi detyrën e drejtorit në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë si dhe drejtor i QKUK-së
Hoxha ishte edhe ish-deputeti i legjislaturës së parë në Kuvendin e Kosovës. /InLajmi/

















