Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në foton e përbashkët në rrjetin social me Bekim Jasharin, Ramush Haradinajn, Sylejman Selimin, Nuredin Lushtakun dhe Ilaz Dërgutin, e ka përcjellë me shënimin: “Bashkë në angazhimin para luftës çlirimtare, gjatë luftës çlirimtare, sot, po ashtu me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bashkë”.
Ramiz Lladrovci ka shkruar në rrjetin social po ashtu se “jeta jonë, ka kuptim, kur çdo ditë i kujtojmë dhe vazhdojmë rrugën e më të dashurve tanë, edhe pse ata nuk janë fizikisht me ne.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Bashkë në angazhimin para luftës çlirimtare, gjatë luftës çlirimtare, sot, po ashtu me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bashkë.
Jeta jonë, ka kuptim, kur çdo ditë i kujtojmë dhe vazhdojmë rrugën e më të dashurve tanë, edhe pse ata nuk janë fizikisht me ne.
Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar! /InLajmi/