6 Marsi është dita e 65-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 300 ditë.
Ngjarje
1079 – Omar Ibn Ibrahim al – Chajjam përfundon kalendarin Jalali (matje e kohës me anë të lëvizjes së yjeve). Por Khajami ishte i gjithanshëm; shkencëtar, astronom, matematicien, shkrimtar, poet. Ai besohet të ketë shkruar rreth një mijë strofa katër-vargjëshe ose Rubaira (Strofa). Bota anglishtfolëse u njoh me Rubairat e Kajamit nëpërmjet përkthimit letrar nga Edward Fitzgerald (1809-1883). Ironikisht, ishte përkthimi i Fitzgeraldit që ri-paraqiti Khajamin tek iranianët të cilët e kishin harruar ose pak e njihnin atë si poet. Poezitë e Omar Khajamit janë përkthyer në shumë gjuhë. Stroftat e mëposhtme janë marrë nga libri: “Rubairat” i Omar Khajamit. Shqipëroi Rushit Bilbil Gramshi, Edicje e dyte, e ndrequr dhe e plotësuar. Bruxelles, 1927. (Rushit Bilbil Gramshi ka qenë një nga pseudonimet e Fan Nolit).
-1-
Natën kur flinja, më tha shpirti: “Pi!
Në gjumë dhe në Varr s’ka lumëri;
Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi”.
-2-
Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
“Çohuni, djem, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte.”
-3-
Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrë “Portat çeli!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli.”
-4-
A di përse këndesi po këndon
Menatë dhe nga gjumi po të zgjon?
Që shkoi një ditë po të lajmëron,
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.
1454 – Pas 13 vjet luftë, përfaqësuesit e konfederatës prusiane u zotuan për besnikëri ndaj Kazimirit IV të Polonisë, dhe mbreti polak bie dakord për t’i ndihmuar ata në luftën e tyre për pavarësi nga kalorësit teutonë (gjermanik).
1521 – Ferdinand Magellan (Magelani) zbuloi Guam-in (ishull në Oqeanin Paqësor).
1799 – Napoleoni merr qytetin Jaffa të Palestinës. Napoleonit i duhej ky qytet para se të përparonte më tej; Jaffa ishte një nga qendrat kryesore tregtare të Sirisë dhe kishte një port që do të bëhej strehim jetik për flotën e tij.
1831 – Poeti amerikan Edgar Allen Poe përjashtohet nga akademia ushtarake West Point: “Paqëndrueshmëria e tij emocionale e shoqëruar me probleme të thella personale, të tilla si: nevoja e vazhdueshme për fonde dhe përkushtimi i kohës për të shkruar poezi duke lënë pas mësimet ushtarake”, thuhej në dokumentin e përjashtimit.
1853 – Opera e Giuseppe Verdit, “La Traviata”, shfaqet për herë të parë, në Venecia.
1855 – Gustave Flaubert i shkruan letrën e lamtumirës ish të dashurës së tij, shkrimtares Louise Colet. Këto letra, Flauberti do t’i përdorte si burim për romanin e tij “Madame Bovary”.
1869 – Dmitri Mendelejev paraqet tabelën e parë të elementeve para Shoqatës Kimike ruse. Në vitin 1893, Mendelejev u emërua Drejtor i Zyrës për Peshat dhe Masat, dhe në këtë rol drejtues ai krijoi standarde të reja shtetërore për prodhimin e vodkës në Rusi.
1882 – Milan Obrenoviç kurorëzohet mbret i Serbisë. Ai mbretëroi deri në vitin 1889, kur jep papritmas dorëheqjen dhe ia dorëzon fronin djalit të tij 12 vjeçar. Historianët nuk japin arsye të mjaftueshme se çfarë e shtyu mbretin 34 vjeçar të jepte dorëheqjen. Pas kësaj, Milan u vendos në Paris dhe u tërhoq nga jeta publike.
1899 – Felix Hoffmann i kompanisë gjermane Bayer merr patentën për të prodhuar Aspirinën.
1918 – Anija amerikane “Ciklopi” zhduket në Trekëndshin Bermuda.
1929 – Turqia dhe Bullgaria nënshkruajnë traktatin e miqësisë
1935 – Frank Bartell (çek) vendos një rekord shpejtësie me biçikletë (130 kilometra në orë) në Los Anxheles.
1957 – Gana fitoi, si vendi i parë i trupeve afrikane, pavarësinë nga Britania e Madhe.
1964 – Cassius Clay i bashkohet Kombit të Islamit dhe udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Elijah Muhammad i jep atij emrin Muhammad Ali.
1967 – Vajza e Stalinit, Svetlana Alliluyeva, kërkoi srehim politik në ambasadën SHBA-së në New Delhi, Indi.
1970 – Grupi muzikor Beatles lëshon këngën “Let it be” në Britani të Madhe
1974 – Një italian humbet një shumë rekord prej 1 milionë e 920 mijë dollarsh në lojë ruletë në një kazino në Monte Karlo.
1980 – Akademia franceze, e themeluar në vitin 1635, zgjedh për herë të parë një grua si kryetare – shkrimtaren Marguerita Youcenar.
1992 – Në Mostar ndodhi konflikti i parë i armatosur në mes të serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve.
1994 – Rezultatet e një referendumi në Moldavi treguan se elektoratit ishte kundër bashkimit të mundshëm me Rumaninë.
1997 – Vizatimi me laps i Pikasos “Tete de Femme” u vodh nga një galeri arti në Londër, dhe u gjet pak ditë më vonë. Vizatimi, i vlerësuar 275 mijë dollarë, u vodh nga galeria Weinstein nga një njeri me syze të errëta. Personi u filmua nga kamerat e sigurisë duke u larguar me një taksi. Dy ditë më pas, një i dyshuar, i quajtur Mark Lugo, 30 vjeç, u arrestua në një hotel në Napa, Kaliforni; atij iu gjet në zotërim edhe vizatimi “Tete de Femme” (Kokë Femre), që Pablo Pikaso kishte krijuar në vitin 1965.
2008 – Tërmet 10km në jug-perëndim të Gjilanit. Tërmeti ishte në ora 04 30 min prej 3.6 shkallë të Rihterit. dhe në ora 04. 59 min e që ishte 3.4 shkalltë të Rihterit.
2008- Në Liqenin e Farkës të Tiranës ndodhi një tragjedi ku humbën jetën 16 persona.
Lindje
1475 – Michelangelo, skulptor, piktor dhe arkitekt italian (vdiq më 1564)
1619 – Cyrano de Bergerac, shkrimtar francez
1806 – Elizabeth Barrett Browning, poete angleze
1922 – Qemal Draçini, kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë e i prozës dhe mësues shqiptar.
1926 – Violeta Manushi, aktore shqiptare
1928 – Gabriel García Márquez, shkrimtar kolumbian
1972 – Shaquille O’Neal, basketbollist amerikan
Vdekje
1973 – Pearl S. Buck, shkrimtare amerikane
1900 – Gottlieb Daimler, inxhinier gjerman (lindi më 1834)
1994 – Melina Mercouri, këngëtare, aktore greke si dhe ministre e kulturës
1998 – Adem Jashari, themelues dhe udhëheqësi i UÇK-së, hero i kombit
Festa dhe përvjetore
Gana – Dita e Pavarësise