Naser Rugova, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar në lidhje me Vjosa Osmanin ku sipas tij ajo po lejon aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë “vetëm pse ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël”, përcjellë InLajmi.
Rugova po ashtu ka theksuar se lideri i VV-së Albin Kurti e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin tonë të cilat cenojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtar.
Sipas tij deklaratat e Kurtit për bashkim kombëtar thjeshtë po krijojnë mjegull dhe reagime në kancelaritë e mëdha. Ai tha se: deklaratat e tilla ende pa e marr detyrën e re janë sinjal që përpiqet t’i ikë përgjegjësisë.
Postimi i plotë i tij:
Albini e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin tonë. Kam përshtypjen që, me deklaratat e tij për bashkim kombëtar, akoma pa e marr detyrën po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë duke krijuar mjegull dhe duke prodhuar reagime në kancelaritë e mëdha dhe tituj bombastik gazetash. Habitem si Vjosa i lejon këto aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë apo ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël.
Kthjelluni! Shteti nuk është lojë fëmijësh. /InLajmi/