U.d e detyrës së presidents, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në shtetin zviceran ka zhvilluar një takim me nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës, përcjellë InLajmi.
Osmani tha se në këtë takim janë trajtuar tema mjaft aktuale dhe të rëndësishme për Kosovën, si shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikbërje.
Osmani këtë takim me Kalin e cilësoi si mjaft produktiv.
Postimi i plotë i saj:
Një takim pune jashtëzakonisht i këndshëm e produktiv me znj. Irène KÄLIN, nënkryetaren e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës.
Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkobëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirēn për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë. Shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikbërje, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë takimit.
Faleminderit, znj Kälin, për mikpritjen. Ishte nder e kënaqësi! /InLajmi/