Një person i vdekur është gjetur në kryeqytet gjatë ditës së djeshme, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku thekson se trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore.
“Rr. Stambolli, Prishtinë 03.03.2021-17:33. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së./InLajmi/