Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ndërkohë në disa media është publikuar lista me kandidatët e VV-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend.
Më e votuar në listën e VV-së, është Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota, e pasuar nga Glauk Klonjufca me 200 mijë e 641 vota, ndërsa i treti me më së shumti vota është Arben Vitia me gjithsej 107 mijë e 813 vota, shkruan Reporteri
Në ndërkohë top pesëshen e përmbyll, Donika Gërvalla me 71 mijë e 720 vota dhe Vasfije Krasniqi me 60 mijë e 885.