Ish deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Duda Balje ka marrë gjithësej 2.213 vota në zgjedhjet e fundit, të mbajtuara më 14 shkurt 2021 përcjell InLajmi.
Me këto vota ajo nuk arriti të futej në Kuvend si deputete e Partisë së Bashkimit Social Demokrat.
Lidhur me këtë çështje, Balje ka parashtruar ankesë në PZAP dhe ka deklaruar se të njëjtën do ta dërgojë në Gjykatën Supreme dhe në Gjykatën Kushtetuese.
Në krah të asaj ishin edhe 50 organizata të tjera boshnjake, të cilat thanë se nuk i përkrahin ata politikan të cilët janë zgjedhur me vota të komuniteteve të tjera./InLajmi/